Prishtina Youth Choir
Formacion koral rinor i themeluar në vitin 2026 për zhvillimin e muzikës korale, përzgjedhjen e repertorit dhe krijimin e mundësive për interpretues të rinj.
Lexo më shumë ↗Kompozitor & Dirigjent nga Kosova

Blendiar Bytyqi është kompozitor dhe dirigjent nga Kosova, krijimtaria e të cilit përfshin muzikën instrumentale, kamertale, orkestrale dhe korale, si dhe muzikën për film e teatër.
I diplomuar në Pedagogji Muzikore në Universitetin e Prishtinës, ai vijon studimet në Kompozim dhe, njëkohësisht, ndjek studimet në Dirigjim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Veprat e tij janë interpretuar në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa angazhimi i tij artistik shtrihet edhe në drejtimin dhe zhvillimin e projekteve muzikore.

Tetë vepra, me nga dy faqe të partiturës për parapamje dhe audio kur është e disponueshme. Partiturat e plota ofrohen me kërkesë.
Kor i përzier SATB, a cappella
Violinë dhe violonçel
Piano solo
Orkestër harkore
Violinë, violonçel dhe piano
Kuartet klarinetash
Piano solo
Piano solo
Katalog i veprave të tjera, pa faqe individuale dhe pa materiale multimediale.
Formim dhe veprimtari në dirigjimin koral dhe orkestral.
Përveç veprimtarisë së tij si kompozitor, Blendiar Bytyqi zhvillon aktivitetin artistik edhe në fushën e dirigjimit koral dhe orkestral. Ai ndjek studimet në Dirigjim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke zgjeruar formimin e tij profesional në interpretimin, përgatitjen dhe drejtimin e formacioneve muzikore.
Në vitin 2026, Bytyqi themeloi Prishtina Youth Choir, një formacion koral të të rinjve që vepron në kuadër të organizatës kulturore Kanao/Ju/You. Si themelues, dirigjent dhe udhëheqës artistik, ai angazhohet në zhvillimin e ansamblit, përzgjedhjen e repertorit dhe përgatitjen artistike të tij.
Interesimi i tij dirigjues përfshin repertorin koral dhe orkestral, me vëmendje të veçantë ndaj muzikës klasike, bashkëkohore dhe krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë. Përmes kësaj veprimtarie, ai synon zhvillimin dhe promovimin e muzikës korale dhe orkestrale, si dhe krijimin e mundësive të reja për interpretim dhe bashkëpunim artistik.
Koncerte dhe interpretimet e kompozimeve të Blendiar Bytyqit në Kosovë dhe jashtë saj.
01
KAWAI France Showroom · Paris, Francë
Shiko detajet
02
Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare · Prishtinë
Shiko detajet
03
Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Qendrore Universitare · Prishtinë
Shiko detajet16 dhjetor 2026 · Kisha Shën Ndou, Prishtinë
Çmime dhe përzgjedhje në konkurse të krijimtarisë muzikore.

Në vitin 2026, Blendiar Bytyqi u përzgjodh ndër fituesit e konkursit “Tish Daija” me veprën Dremit liqeri, për kor të përzier SATB a cappella, në kategorinë “Kor A Cappella”. Konkursi u organizua nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Tish Daijës.
Shiko çmiminKompozime origjinale për film dhe teatër.
Iniciativa artistike, kulturore dhe edukative.
Formacion koral rinor i themeluar në vitin 2026 për zhvillimin e muzikës korale, përzgjedhjen e repertorit dhe krijimin e mundësive për interpretues të rinj.
Lexo më shumë ↗Iniciativë për edukimin muzikor dhe zhvillimin artistik të fëmijëve dhe të rinjve.
Lexo më shumë ↗Organizatë kulturore e themeluar për të mbështetur projekte artistike, trashëgiminë dhe përfshirjen e të rinjve.
Lexo më shumë ↗Fotografi nga koncertet dhe projektet artistike.
Për porosi kompozimesh, ftesa koncertale dhe bashkëpunime artistike.