← KthehuBiografia e plotë / COMPOSER & CONDUCTOR

Blendiar Bytyqi

Kompozitor & Dirigjent nga Kosova

Blendiar Bytyqi (lindur më 12 shkurt 2004 në Skënderaj, Kosovë) është kompozitor, dirigjent dhe pedagog muzikor kosovar. Veprimtaria e tij artistike përfshin kompozimin e muzikës instrumentale, kamertale, orkestrale dhe korale, si dhe krijimtarinë muzikore për film dhe teatër.

Ai përfundoi studimet Bachelor në Pedagogji Muzikore në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2025. Aktualisht vijon studimet në Kompozim në të njëjtin institucion dhe, njëkohësisht, ndjek studimet në fushën e Dirigjimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Krijimtaria e Bytyqit përfshin vepra për piano, formacione të ndryshme kamertale, kuartet klarinetash, orkestër harkore dhe kor të përzier. Ndër kompozimet e tij përfshihen The Unpredictable Trace, Impresione të Kaba-së, Variacione mbi një temë popullore, Katarsis dhe Dremit liqeri.

Veprat e tij janë prezantuar në koncerte dhe aktivitete artistike në Kosovë dhe jashtë saj. Në koncertin “Ngjyrat e Rinisë”, të mbajtur në Prishtinë më 3 dhjetor 2024, u interpretuan tri prej kompozimeve të tij. Krijimtaria e tij u përfshi gjithashtu në koncertin “Zëri i Kompozitorëve dhe Instrumentistëve të Rinj”, më 24 dhjetor 2025. Më 4 qershor 2026, pianistja Lentiana Lutaj interpretoi një prej variacioneve të tij për piano në KAWAI Showroom në Paris, Francë.

Një arritje e rëndësishme në krijimtarinë e tij korale është vepra Dremit liqeri, për kor të përzier a cappella, e cila u përzgjodh fituese në Konkursin e Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija” në vitin 2026, organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Përveç krijimtarisë koncertale, Bytyqi ka kompozuar muzikën origjinale për filmin Fija e Kuqe (2026), me regji të Erona Ajvazit, si dhe për shfaqjen teatrore Kravata (2026), me regji të Edonis Gashit.

Në fushën e organizimit dhe drejtimit artistik, ai është themelues dhe drejtues i organizatës kulturore Kanao/Ju/You, si dhe themelues i Prishtina Youth Choir, një iniciativë e krijuar në vitin 2026 për zhvillimin dhe promovimin e muzikës korale. Ai është gjithashtu i angazhuar në edukimin muzikor përmes Ars Nova Academy.

KËRKO NË WEBFAQE