Portofolio artistike zyrtare

BlendiarBytyqi

COMPOSER & CONDUCTOR

Kompozitor & Dirigjent nga Kosova

Blendiar Bytyqi – Composer & Conductor
01 / Biografia

Biografia

Blendiar Bytyqi është kompozitor dhe dirigjent nga Kosova, krijimtaria e të cilit përfshin muzikën instrumentale, kamertale, orkestrale dhe korale, si dhe muzikën për film e teatër.

I diplomuar në Pedagogji Muzikore në Universitetin e Prishtinës, ai vijon studimet në Kompozim dhe, njëkohësisht, ndjek studimet në Dirigjim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Veprat e tij janë interpretuar në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa angazhimi i tij artistik shtrihet edhe në drejtimin dhe zhvillimin e projekteve muzikore.

Biografia e plotë
Blendiar Bytyqi gjatë punës me partiturën dhe pianon
COMPOSITION · PERFORMANCE · CONDUCTING
02 / Veprat e përzgjedhura

Kompozimet

Tetë vepra, me nga dy faqe të partiturës për parapamje dhe audio kur është e disponueshme. Partiturat e plota ofrohen me kërkesë.

CATALOGUE / Veprat e tjera

Veprat e tjera

Katalog i veprave të tjera, pa faqe individuale dhe pa materiale multimediale.

01Hasan PrishtinaKor i përzier2025
02Only for YouKlarinetë2023
03Gjuha ShqipeKor i përzier2023
04The Whisper of the SoulPiano2022
05ArcaneOrkestër harkore2022
06BeautifulAnsambël kamertal2022
07FuriosaPiano2022
08SolidutePiano2022
09Wispers of the AbyssAnsambël kamertal2022
10IcerdeAnsambël kamertal2022
11Echeos of EternityPiano2022
12Time for MelodyAnsambël kamertal2022
13The Burst of SilenceOrkestër simfonike2022
14LuminousPiano2022
15Wind QuartetKuartet frymor2022
03 / CHORAL & ORCHESTRAL

Dirigjimi

Formim dhe veprimtari në dirigjimin koral dhe orkestral.

Përveç veprimtarisë së tij si kompozitor, Blendiar Bytyqi zhvillon aktivitetin artistik edhe në fushën e dirigjimit koral dhe orkestral. Ai ndjek studimet në Dirigjim në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke zgjeruar formimin e tij profesional në interpretimin, përgatitjen dhe drejtimin e formacioneve muzikore.

Në vitin 2026, Bytyqi themeloi Prishtina Youth Choir, një formacion koral të të rinjve që vepron në kuadër të organizatës kulturore Kanao/Ju/You. Si themelues, dirigjent dhe udhëheqës artistik, ai angazhohet në zhvillimin e ansamblit, përzgjedhjen e repertorit dhe përgatitjen artistike të tij.

Interesimi i tij dirigjues përfshin repertorin koral dhe orkestral, me vëmendje të veçantë ndaj muzikës klasike, bashkëkohore dhe krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë. Përmes kësaj veprimtarie, ai synon zhvillimin dhe promovimin e muzikës korale dhe orkestrale, si dhe krijimin e mundësive të reja për interpretim dhe bashkëpunim artistik.

04 / CONCERT ARCHIVE

Koncertet

Koncerte dhe interpretimet e kompozimeve të Blendiar Bytyqit në Kosovë dhe jashtë saj.

Koncert i planifikuar

Koncerti debutues – Prishtina Youth Choir

16 dhjetor 2026 · Kisha Shën Ndou, Prishtinë

05 / RECOGNITION

Çmimet

Çmime dhe përzgjedhje në konkurse të krijimtarisë muzikore.

Tish Daija — poster zyrtar i fituesve, përfshirë Blendiar Bytyqi
2026 · TIRANA, ALBANIA

Fitues – Konkursi i Kompozimit “Tish Daija”

Në vitin 2026, Blendiar Bytyqi u përzgjodh ndër fituesit e konkursit “Tish Daija” me veprën Dremit liqeri, për kor të përzier SATB a cappella, në kategorinë “Kor A Cappella”. Konkursi u organizua nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Tish Daijës.

Shiko çmimin
06 / SCREEN & STAGE

Film & Teatër

Kompozime origjinale për film dhe teatër.

07 / ARTISTIC INITIATIVES

Projektet

Iniciativa artistike, kulturore dhe edukative.

01 / CHORAL

Prishtina Youth Choir

Formacion koral rinor i themeluar në vitin 2026 për zhvillimin e muzikës korale, përzgjedhjen e repertorit dhe krijimin e mundësive për interpretues të rinj.

Lexo më shumë ↗
02 / EDUCATION

Ars Nova Academy

Iniciativë për edukimin muzikor dhe zhvillimin artistik të fëmijëve dhe të rinjve.

Lexo më shumë ↗
03 / CULTURE

Kanao/Ju/You

Organizatë kulturore e themeluar për të mbështetur projekte artistike, trashëgiminë dhe përfshirjen e të rinjve.

Lexo më shumë ↗
08 / PHOTOS & PUBLICATIONS

Media

Fotografi nga koncertet dhe projektet artistike.

08 / Kontakti

Të krijojmë së bashku.

Për porosi kompozimesh, ftesa koncertale dhe bashkëpunime artistike.

Formulari përdor një shërbim të jashtëm për dërgimin e mesazhit.

KËRKO NË WEBFAQE